Gjatë këtij eventi të rendësishëm, Presidenti pati një bashkëbisedim me Kryetarin e Komunës z. Ramiz Merko, si dhe një pjesë të Stafit Akademik të UNS, ku së bashku diskutuan rreth mundësive dhe politikave të ndryshme të arsimit, kurrikulave dhe programet studimore, të cilat ju ofrohen të rinjve. Pjesë e këtij takimi ishin Ambasadori i Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë SH.T.Z. Fatos Reka, Eksperti për Çështjet e Sigurisë z. Ilir Kulla, si edhe personalitete të tjerë të rendësishëm, të cilët përcollën opinione të ndryshme kundrejt problematikave aktuale.