Sulmet ajrore amerikane ndaj anijeve të dyshuara për trafik droge në Detin e Karaibeve “janë një akt tiranie”, tha presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro në një intervistë për BBC.
Ai bëri thirrje gjithashtu për ndjekje penale kundër zyrtarëve amerikanë nëse hetimet zbulojnë se kolumbianë janë vrarë në sulme.
Presidenti Donald Trump i ka cilësuar sulmet, të cilat thuhet se kanë vrarë 17 persona që nga fillimi i tyre këtë muaj, si të nevojshme për të ndaluar rrjedhën e fentanilit dhe narkotikëve të tjerë të paligjshëm në ShBA.
Megjithatë, ekspertët ligjorë dhe ligjvënësit kanë vënë në dyshim nëse ato shkelin ligjet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.