Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova sot në Ohër do të jetë nikoqire e presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj i cili do të qëndrojë në vizitë pune në Maqedoninë e Veriut, njofton TV21.
Presidenti i Shqipërisë do të pritet në vilën “Biljana” në Ohër, ku është paraparë takim dhe drekë pune me presidenten Sijanovska-Davkova.
Në orët e pasdites do t’i vizitojnë artizanalet kulturore-historike, ndërkaq në mbrëmje do të marrin pjesë në hapjen e festivalit “Vera e Ohrit”.
Bajram Begaj do të shoqërohet edhe nga bashkëshortja e tij, Armanda Begaj.