
Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike (DPHM) paralajmëroi reshje lokale të shiut dhe borës për nesër nga fundi i ditës dhe në ditët në vazhdim. Reshjet do të fillojnë nga pjesët perëndimore dhe veriperëndimore e vendit.
Sipas DPHM-së, ndryshim më i madh i motit pritet nga e enjtja kur për shkak të rrymave të pranishme ajrore veriore, moti do të jetë i ftohtë me reshje të borës dhe me erë të përforcuar. Do të formohet shtresë e borës, në male edhe deri 50 centimetra, ndërsa për shkak erës së fuqishme vende-vende do të ketë edhe sasi më të mëdha të borës.
“Do të jetë shumë ftohtë dhe gjithandej do të formohet shtresë e borës, në male do të jetë më e dukshme. Do të fryjë erë e fortë, e përforcuar e kohëpaskohshme veriore, sepse në disa vende do të ketë shtresë dëbore. Të premten dhe gjatë fundjavës temperaturat do të jenë shumë të ulëta, si në mëngjeset ashtu edhe gjatë pasditeve dhe temperatura do të shkoj deri nën zero” , kanë njoftuar nga Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike.
Më ftohtë, sipas DPHM-së, pritet të jetë të shtunën, ku temperatura maksimale do të arrijë në interval prej -12 deri më -14 gradë, ndërsa ajo minimale gjatë vikendit do të jetë deri në 20 gradë.
Emine Ismaili /SHENJA/