Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar propozimet e Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI) të cilat parashikojnë që ora policore të filloj në ora 20:00 dhe të zgjas deri në ora 05:00 të mëngjesit. Ndërkohë si masë tjetër sot është miratuar edhe mbyllja e lokaleve dhe objekteve gastronomike, që do të hyj në fuqi nga dita e mërkurë.
– Advertisment –
“Versioni britanik po merr hov, andaj jemi të detyruar për masa të reja të cilat i ndërmorëm në konsultim me institucionet përkatëse”, tha Zaev.