Prefekti i Selanikut, Janis Butaris sot ndodhet në Shkup, në takim me
kryetarin e Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov ku do të dakordohet bashkëpunim më i afërt mes dy qyteteve.
Butaris në Shkup do të takohet edhe me kryeministrin Zoran Zaev, me presidentin Gjorge Ivanov dhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, ndërkaq është planifikuar edhe takim me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.
Në deklaratë për “Katimerini”-n para vizitës në Shkup, Butaris tha se vizita e tij nuk është e lidhur me bisedimet për çështjen për emrin, por qëllimi është të zhvillohet bashkëpunimi mes dy qyteteve.
“Ne nuk merremi me politikë të jashtme. Përpiqemi me diplomaci mes qyteteve t’i afrojmë qytetarët e dy vendeve dhe bashkërisht të punojmë për zgjidhjen e disa problemeve që i kemi si fqinj”, tha Butaris.
Sipas tij, një numër i madh i qytetarëve të Maqedonisë vijnë në Selanik për shopoing, argëtim dhe turizëm. Qëllimi i vizitës në Shkup, thotë, është të ndërtohen raporte sa më të mira mes dy qyteteve, por beson se kjo “diplomaci mes qyteteve” do ta avancojë klimën në të dy shoqëritë, që është
parakusht për gjetje të zgjidhjes me konsensus.
“Mbi një milion qytetarë të Maqedonisë çdo vit e vizitojnë Greqinë dhe Selanikun si një nga destinacionet kryesore, ndërkaq mijëra grekë posaçërisht për fundjava shkojnë në Gjevgjeli dhe Dojran për shoping, për derivate, në kazino. Ky trend nuk guxon të ulet, por duhet të bëjmë që ky të
rritet”, tha prefekti i Selanikut Janis Butaris.
Gazeta greke, thekson se Butaris gëzon popullaritet të madh në Maqedoni dhe pasi që është bërë kryetar i organizatës ekologjike “Arkturos” e ka vizituar Shkupin disa herë, siç thotë ai, me njoftimin e ministrave të jashtëm dhe kryeministrave.
Për vizitën e tij në Shkup, Butaris e ka informuar ministrin e Jashtëm Koxias, i cili, siç ceket “e sheh pozitivisht atë”.
Data 19.09.2025
Aktuale
- U sulmua nga Rama, ILD vendos për Elsa Gjelin: Nuk konstatohen elementë që krijojnë dyshim për fillimin e hetimit disiplinor
- Mickoski: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme
- Ilir Meta kërkon sërish lirimin nga qelia, avokati i ish-Presidentit mbërrin në GJKKO
- NJPB Gjevgjeli ngre kallëzim penal kundër 50-vjeçarit nga Bogdanci
- Droni turk Bayraktar TB3 kryen fluturim demonstrues në TEKNOFEST
- SPB Shtip ngre kallëzim penal për futje droge në burg
- Ali Ahmeti: Afrim Zhitia ishte lajmëtari i lirisë
- Tragjedia në Veles/ Policia akoma nuk ka gjetur shkelje nga ana e zyrtarëve policorë