Kryeministri, Zoran Zaev dhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov sot u takuan me prefektin e Lubjanës, Zoran Jankoviq, i cili prej dje gjendet për vizitë në
Shkup. “Në takim është shprehur mbështetje për Maqedoninë në aspiratat e saj për integrime euroatlantike, si garanci më e mirë për paqen dhe prosperitetin ekonomik të vendit dhe rajonit”, kumtoi shërbimi qeveritar për media. Në takim, qëndron në kumtesë, Jankoviq kryeministrin Zaev e ka uruar për marrëveshjen me Greqinë
për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar dhe partneritetit strategjik, duke i dëshiruar referendum tësuksesshëm në interes të qytetarëve të Maqedonisë dhe prosperitetit të tyre, duke i potencuar si përfitime nga anëtarësimi në Bashkimi Evropian dhe NATO.
Jankoviq, i cili e ka mandatin e tretë si prefekt ka shprehur gatishmëri dhe mbështetjen për këmbimin e përvojave pozitive në nismat dhe projektet për zhvillim të infrastrukturës, si dhe avancimin e bashkëpunimit në këmbimin tregtar, turizëm dhe prezantimin e vlerave kulturore.
“Kryeministri Zaev, e theksoi kënaqësinë nga miqësia shumëvjeçare e cila Maqedoninë dhe Slloveninë i lidh, duke përsëritur se koncepti një shoqëri për të gjithë dhe bashkëpunim rajonal me të gjitha vendet fqinje është mundësia e vetme për atdheun tonë dhe paraqet garanci për reforma të suksesshme ekonomike dhe zhvillim në interes të të gjithë qytetarëve”, kumtojnë nga Qeveria e Maqedonisë. Siç informuan nga Kabineti i kryetarit të qytetit të Shkupit, Shilegov dhe Jankoviq kanë biseduar për
bashkëpunimin e deritanishëm dhe të ardhshëm të dy qyteteve të cilat janë vëllazëruar në vitin 2007. Thellimi i bashkëpunimit ka të bëjë para se gjithash me sferat në zhvillimin urban të qyteteve, menaxhimin me mbeturinat, shfrytëzimin e fondeve të BE-së, bashkëpunimin në shumë projekte evropiane, si dhe në bashkëpunimin e këshillave të dy qyteteve. Shilegov e ka njoftuar Janikoviqin për projektet më të mëdha të kapitalit të cilat qyteti i Shkupit planifikon t’i realizojë në periudhën e ardhshme, siç janë ndërtimi i tunelit nëntokësor nën Kalanë dhe modernizimi i parkut të automjeteve të transportit publik në Shkup me automjete ekologjike. Shilegov dhe Jankoviq realizuan shëtitje nëpër Çarshinë e Vjetër një prej vendeve më interesante në Qytetin e Shkupit.
Data 28.08.2025
Aktuale
- Morën ryshfet nga pronarët e bizneseve që të mos i hiqnin çadrat që zinin hapësirat publike! Arrestohet punonjësi i IMT-së, shpallet në kërkim inspektori
- ASH: Shqiptarët faktor shtetformues dhe vendimtar në Maqedoninë e Veriut
- Kandidati i AKI-së për Çair, Bujar Osmani prezantoi tetë masa për arsimin
- Zbardhet skema e ryshfetit/ Inspektorët i kërkuan pronarit të lokalit 1000 euro për të mos i prishur tendën! Paratë tentuan t’i fshihnin në një lokal, si ranë në kurthin e policisë
- Në përkrahje të Bujar Osmanit për kryetar të Çairit
- Një i vdekur dhe tre të lënduar në një aksident trafiku në Gradsko
- MASh-i shpalli trajnim për mësimdhënësit për zbatimin e inteligjencës artificiale në mësimdhënie
- “Fëmija është tërhequr zvarrë disa metra …”, QKUK jep detaje për gjendjen e 5-vjeçarit që u sulmua nga një ujk