17 November
Këshilli për vlerësimin e aktakuzës në kuadër të Gjykatës Penale të Shkupit e pranoi akuzën për rastin “TNT” të Prokurorisë Publike Speciale.
Në pajtim me sistemin AKMIS, lënda do t’i jepet gjykatësit për veprim të mëtejmë, i cili duhet të caktojë termin për mbajtjen e debatit kryesor për “TNT”.
“TNT” ka të bëjë me rrëzimin e kompleksit “Kosmos” të biznesmenit dhe kryetarit të Partisë për të Ardhmen Evropiane, Fiat Canoski.
Gjykata e Apelit më 4 nëntor vendosi që bisedat e përgjuara në rastin “TNT” për rrëzimin e kompleksit Kosmos të mund të shfrytëzohen si dëshmi në procedurë gjyqësore.
Në këtë lëndë të PPS dyshohen ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministër i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish-kryetari i Gazi Babës, Toni Trajkovski, si edhe katër persona të tjerë

