Me 29.05.2021 rreth orës 15.30 në Ohër, zyrtarët policor nga SPB Ohër e kanë prangosur A.I.(45) nga Ohri, transmeton Almakos.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij dhe hapësirat ndihmëse, bastisje e kryer me urdhër gjyqësor janë gjetur dhe konfiskuar marihuanë dhe lëndë tjera. Ai është arrestuar në Stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të ngritet padi adekuate penale.