Ekziston vetëm një Akademi Maqedonase e Shkencave dhe e Arteve që përfaqëson shtetin dhe të gjitha bashkësitë etnike. Presioni për themelimin e një akademie monoetnike shqiptare është irracional dhe i pabazë, thotë kreu i ASHAM-së, Zhivko Popov, në 57-vjetorin e themelimit të Akademisë. Në vend të institucioneve paralele, Popov bën thirrje për formimin e shoqërive shkencore dhe artistike ose shoqatave civile.
“Në Maqedoni, si në të gjitha vendet unitare të rajonit dhe kudo në botë, ekziston vetëm një akademi kombëtare, e cila e përfaqëson shtetin në akademitë evropiane, por edhe në asociacionet e tjera ndërkombëtare të akademive. Pra, presioni aktual për themelimin e një akademie monoetnike shqiptare është irracional dhe i pabazë”, tha Zhivko Popov.
Popov tha se qëndrimet e disa qarqeve politike dhe intelektuale se profesorët dhe intelektualët e përkatësisë etnike shqiptare nuk kanë ku të bëjnë kërkime shkencore janë të pabaza, sepse ai shtoi se këtë mund ta bëjnë në departamentet e tre universiteteve shtetërore ku zhvillohet mësimi dhe në gjuha shqipe.
Ndërkaq, akademikët janë unik në mendimin e tyre se gjuha shqipe, e cila është objekt diskutimi në Gjykatën Kushtetuese, nuk duhet të hiqet. Ata bëjnë thirrje për përshtatjen e zgjidhjes ligjore në të cilën do të zbatohen vërejtjet e Komisionit të Venecias.
“Askush në Akademi, duke më përfshirë edhe mua si kryetar, nuk beson se përdorimi i gjuhës shqipe dhe i gjuhëve të komuniteteve të tjera joshumicë në vend, si përfitim i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe kategori kushtetuese, duhet të hiqet. Përkundrazi, ajo duhet që në zgjidhjen ligjore ekzistuese të rregullohet dhe të specifikohet, për të përmirësuar zbatueshmërinë e saj”, shtoi Popov.
Sipas tij, ajo i referohet funksionimit të sistemit të drejtësisë, punës së policisë, ushtrisë, pastaj sistemit shëndetësor e të tjera, ku duke pasur parasysh përgjegjësinë e asaj që është objekt i punës, përdorimi i gjuhës së përbashkët për ta kuptuar është e nevojshme. /tvklan.mk