Ministrat e Punëve të Jashtme të 28 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian sot në Bruksel do të kenë mëngjes pune me shefin e diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Poposki, njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.
Në organizim të ministrave të Austrisë, Hungarisë dhe Sllovenisë, Sebastian Kurc, Peter Sijarto dhe Karl Erjavec, tërë Këshilli i BE-së për punë të jashtme (FAK) si dhe eurokomisari për negociata për zgjerim, Johanes Han, do të marrin pjesë në takimin me minstrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, për të biseduar për epilogun e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që në vend.
Disa orë para takimit të Këshillit të BE-së, ku duhet të miratohen konkludimet për Samitin e Këshillit evropian që është caktuar për të enjten e javës së ardhshme, shefat e diplomacive të vendeve të BE-së plus Hani, drejtpërdrejtë nga Poposki do të informohen për epilogun e zgjedhjeve në Maqedoni dhe planet e Qeverisë së ardhshme politike, e cila sipas pritjeve të Brukselit do të vazhdojë rrugës euro-atlantike.