23 August 2018 / 9:45
SHBA-ja pret që Maqedonia të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s, deklaroi sekretari i Departamentit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo gjatë takimit me ministrin e Jashtmë maqedonas, Nikolla Dimitrov.
Kjo është ditë e shkëlqyer për diplomacinë e Maqedonisë. Sapo pata takim shumë inkurajues me sekretarin e Shtetit, Pompeo. Ky moment është shumë i rëndësishëm. Duam të inkuadrohemi në NATO dhe këtu përkrahja nga partnerët tanë amerikanë është veçanërisht e rëndësishme”, deklaroi Dimitrov pas takimit me homologun e tij amerikan, Pompeo.
Gjatë vizitës së punës në SHBA, Dimitrov pati shumë takime në Senatin amerikan si dhe me shumë ekspertë, profesorë dhe hulumtues nga bashkësia joqeveritare në Uashington.


