Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka shqiptuar 140 gjoba për shkelje të rregullave në trafik, dhe atë: 34 për ngasje të makinës në gjendje të dehur, 21 për tejkalim të shpejtësisë, 17 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, shkruan Alsat.
– Advertisements –
Sipas MPB-së janë shqiptuar dhe 5 gjoba për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta, 4 gjoba për mosdhënie përparësi këmbësorëve.
Nga MPB-ja njoftojnë gjithashtu se kontrollet e shtuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj apelojnë për vozitje të kujdesshme dhe respektim të rregullave të trafikut.



