Drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Sasho Tasevski sot ka hedhur poshtë akuzat që në adresë të tij ishin drejtuar nga ana e ministrit të Brendshëm, Naqe Çulev i cili përgjegjësinë për mosrespektimin e masave për mbrojtje nga epidemia me çka ndodhi rritje dramatike e të infektuarve të rinj e drejtoi gishtin kah njeriu i parë i BSP-së.
Tasevski në deklaratën për NOVA ka kërkuar që policia të jetë e lirë nga interesi i politikës partiake.
“Unë jam profesionist i cili tërë karrierën e tij e ka ndërtuar në MPB, hap pas hapi, pa njolla dhe hije. Prandaj me të drejtë mund të them se MPB ka profesionistë pa dallim nëse janë të përcaktuar politikisht ose të papërcaktuar që e duan shtetin dhe duan të punojnë duke respektuar parimet profesionale. Nëse ata lirohen nga presioni politik, policia do të veprojë me gjithë kapacitetin dhe integritetin e saj”, ka thënë Tasevski.
Ai ka theksuar se nuk është politikan dhe prandaj nuk ka për qëllim të lëshohet në replika me ministrin teknik Çulev.
“Vetëm do të rikujtoj në deklaratat e tij se policia nuk do të dënojë dhe prandaj le të përballet me pasojat nga ato deklarata. Kryeshefat e emëruar nga ai turpërohen me veprimet e tyre dhe luftojnë me profesionalizimin nga njëra anë dhe presionin partiak të Çulevit nga ana tjetër. Rritja e numrit të infektuarve tregoi se ata udhëzime të motivuara partiakisht reflektohen keq te gjithë ne. Kolegët janë të vetëdijshëm për këtë dhe në periudhën që pason jam i bindur se do ta korrigjojnë sjelljen e tyre dhe do të veprojnë në interes të qytetarëve. Policia ka një detyrë të vetme, t’i mbrojmë qytetarët e ndershëm dhe të disiplinuar, ndërsa t’i ndëshkojë ata që nuk respektojnë rregullat. Dhe këtu nuk guxon dhe nuk do të ketë hapësirë për kalkulime politike- partiake”, ka thënë Tasevski.
Ai ka shtuar se në MPB ka të formuar Trup koordinues me të cilin udhëheq ministri teknik me qëllim të luftojë me pandeminë.
“Kuptohet se politikat që i zhvillon ministri teknik në këtë trup, ndërsa operacionalizohen në BSP nuk janë në nivel të kënaqshëm për të cilën unë si drejtor kam kërkuar të ndryshohen, por nuk kam hasur në mirëkuptim”, ka thënë Tasevski.
Çulev pas thirrjeve në opinion rreth përgjegjësisë për mosrespektimin e masave për mbrojtje nga epidemia, përgjegjësinë e hodhi te Tasevski.
“Nëse kanë dyshim se policia nuk ka vepruar në mënyrë adekuate, këtë çështje duhet ta drejtojnë deri tek Drejtoria e Byrosë për Siguri Publike dhe nga ajo të kërkojnë përgjegjësi. Unë në disa raste gojarisht përmes Trupit koordinues të MPB-së, por edhe me shkrim kërkova në kohë, në mënyrë joselektuese, zbatim të plotë dhe përkatës të vendimeve të qeverisë. Mbrojtja e shëndetit, nuk është politikë. Ky është veprim operativ i policisë që është në kompetencë të plotë të Drejtorit për siguri publike, fakt të cilin ai në disa telegrame e konfirmoi dhe potencoi”, porositi Çulev në profilin e tij në Fejsbuk.
Në deklaratën e kreut të BSP-së sot kanë reaguar kryeshefat e SPB Shkup, SPB Shtip, SPB Strumicë dhe SPB Ohër ku prej tij kërkohet që të kërkojë falje.



