Një qytetar në ditën e rivotimit në vendvotimin 2901 në Çair të Shkupit, ka denocuar në polici aktivistë të Lëvizjes Besa se kanë bërë trysni ndaj qytetarëve të mos dalin në votime.
Qytetari, i cili dënoncimin në policia e ka bërë përmes telefonit, ka pohuar se një grup personash me automjete, aktivistë të Besës, kanë kërcënuar qiramërrësit e një ndërtese të mos dalin një votime.
Policia ka dalur në teren dhe konstatuar se në vendngjarje kanë takuar dy persona të cilët kanë mohuar se kanë penguar qytetarët të dalin në votime.
Sipas këtij informacioni të policisë, i bie se aktivistët e Besës kanë punuar kundër kandidatit të tyre Zekirija Ibrahimi, i cili vetëm me dalje masive të qytetarëve kishte mundesi të përmbys rezultatin e zgjedhjeve.
Kandidati i BDI-së për kryetar të komunës Çair, Visar Ganiu, në balotazh fitoi kandidatin e Besës me diferencë prej 209 votash. Në rivotimin e të dielës në një vendvotim duhej të votonin afër 800 votues, të cilët nëse votonin masivisht kandidatin e Besës mund ta përmbysnin rezultatin.
Përkundër këtij denoncimi të çuditshëm, Lëvizja Besa ka pasur vërejtje serioze për rivotimin në një vendvotim në Çair, ku Komisioni shtetëror i zgjejdhjeve përsëriti votimin për shkak të parregullësive.
Kandidati i Besës për kryetar të komunës, Zeqirija Ibrahimi është ankuar për manipulime të votave nga vagabond dhe oficerë të policisë.
“Më vjen keq për ata që qytetarë që sot u burgosën me burg shtëpiak nga vagabondët e partive në pushtet dhe nga zyrtarë të policisë, që abuzuan me detyrën zyrtare dhe nuk i lejuan qytetarët të dalin të votojnë”, akuzoi Ibrahimi.
Ai tha se zgjedhjet shpërfaqën saktë fytyrën e pushtetit, që në emër të modelit qytetar, afirmon kriminelët dhe injorantët, ndërsa me të dyja këmbët shkel mbi demokracinë dhe të drejtën themelore e njerëzore për të zgjedhur dhe për të qenë i zgjedhur.
Sipas tij, anulimi i votimit në një vendvotim është bërë vetëm për të legjitimuar zgjedhjet e manipuluara.
“Qëkur nuk u pranuan të hapet kutitë dhe të shihet si u bë që të kemi 1.000 fletëvotime të pavlefshme, rezultati dihej. Ata deshën që, përmes kësaj kutie, t’i legjitimojnë 85 kutitë e tjera të manipuluara”, shtoi Ibrahimi.
Për fund nga Lëvizja BESA thonë se ai, Ganiu mund të jetë kryetar i Çairit për ata të mafisë urbane që festuan bashkë me të nën krisma të automatikëve në shesh, por jo edhe për qytetarët e Çairit.
Mevludin Imeri
Almakos.com