Gjatë kontrolleve të përforcuara në trafik në rajonin e Tetovë dhe Gostivar, policia ka privuar nga liria disa persona që drejtonin motoçikleta pa patentë shoferi.
Sipas njoftimit të policisë, janë ndaluar disa motoçikleta në Tetovë dhe Gostivar, ndërsa drejtuesit, mes tyre edhe të mitur, janë kapur pa leje për drejtim automjeti.
Motoçikletat janë sekuestruar sipas nenit 297-a të Kodit Penal për “drejtim të pakujdesshëm të automjetit”, ndërsa pas dokumentimit të rasteve do të vijojnë parashtresat përkatëse.TS


