Policia qe një muaj është duke e ruajtur kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski. Lajmi është konfirmuar nga MPB për ‘Sloboden Peçat’, transmeton SHENJA. Sigurimi është dhënë me kërkesë të tij, pas vlerësimit të bërë nga ana e MPB-së.
Nga policia nuk mund të tregojnë se kush e ka kërcënuar liderin e partisë opozitare më të madhe, në çfarë forme ai sigurohet dhe me sa njerëz.
“Çdo person publik, lider partie, politikanë, gazetar, këngëtar ka të drejtë të kërkoj sigurim policor, nëse ndjehet i kërcënuar. MPB bën vlerësim dhe më pas vendos nëse i jep sigurim ose jo”, shpjegojnë nga MPB.
Përpos Mickoskit, nga politikanë tjerë dhe funksionarë të VMRO-DPMNE-së, policia e siguron edhe Nikolla Gruevskin. Atij i takon sigurim policor pas mbarimit të funksionit të kryeministrit, aq gjatë sa ka zgjatur mandati i tij si kryeministër.