SPB Ohër ka ngritur padi penale kundër D.C.(60) nga Ohri për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ shkatërrim të pyjeve “ dhe “ uzurpim të patundshmërive”, transmeton Almakos.
Gjatë muajit shkurt të vitit 2019 në malin Galicica, nga parcela në pronësi të Republikës së Maqedonisë Veriore i padituri ilegalisht ka prerë një sasi të madhe të druve për ngrohje.
Një pjesë e druve janë gjetur dhe konfiskuar nga të punësuarit e policisë pyjore.


