Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar se po heton rastin e blegtorit Azemin Sulejmani nga fshati Grushinë të cilit persona të paidentifikuar i kanë vjedhur 82 krerë dele duke i shkaktuar dëm mbi 27 mijë euro. Nga MPB thonë se kanë marrë masa dhe aktivitete për zbardhjen e plotë të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. Sipas blegtorit Azemin Sulejmani, kjo nuk ishte hera e parë që përballej me vjedhje të bagëtive, pasi edhe më herët i kishin humbur dhjetëra krerë. Ngjarja e fundit ishte regjistruar nga kamerat e sigurisë së një fqinji ndërsa rasti më pas ishte denoncuar edhe në polici. /Alsat.mk
Data 10.12.2025
Aktuale
- Ndihmat sociale vonohen edhe në javën e dytë
- EMRAT/ Shkatërrimi i grupi kriminal Rraja, SPAK ekzekuton 10 urdhër arreste dhe sekuestron mijëra euro pasuri
- Policia në kërkim të deleve të vjedhura të blegtorit nga Grushina
- Komisioni i Venecias të premten debaton për ligjin për përfaqësim të drejtë/ Fetai do të sqarojë zbatimin
- Parlamenti i Maqedonisë miratoi Buxhetin për vitin 2026
- Siljanovska Davkova: Prokurori duhet të jetë një luftëtar i pakompromis për respektimin e ligjeve dhe sundimin e së drejtës
- Joshevska: Akuza për rastin “Puls” është kurth që krijon kaos, jo drejtësi!
- Bizneset e Maqedonisë lindore me shumë parregullsi fiskale


