08 March
Aksioni i mbrëmshëm policorë në Gazi Babë të Shkupit ka pasur për shënjestër trafikantët e drogës, mëson televizioni Alsat-M nga burime brenda MPB-së. Informacionet i konfirmuan edhe nga kabineti i ministrit të brendshëm Agim Nuhiu. Ndryshe mbrëmjen e kaluar, policia zhvilloi aksion policorë në disa lokacione në kërkim të trafikantëve të drogës. Ende nuk dihet nëse nga aksioni ka persona të arrestuar ose të shoqëruar në polici.
Alsat-M

