Gjatë natës së 28/29 tetorit 2025, policia e Shkupit kreu një operacion të koordinuar në disa lokacione në qytet, gjatë të cilit u arrestuan tre persona – B.U. (43), F.M. (46) dhe H.I. (19), të gjithë nga Shkupi, shkruan “Direkten.mk”.
Sipas informacioneve nga Ministria e Brendshme, tek të arrestuarit u gjet dhe u sekuestrua një substancë pluhur e bardhë dhe marihuanë.
Policia nuk zbulon detaje rreth sasisë dhe qëllimit të drogës për momentin, por konfirmon se sendet janë dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, kundër të treve do të ngrihen kallëzime penale përkatëse.
Operacioni është pjesë e kontrolleve të intensifikuara në luftën kundër shitjes së drogës në rrugë në kryeqytet.


