Alesandër Çaparoski, drejtor i klinikës Neurologjike në Shkup dje është marrë në stacionin policor ku është marrë në pyetje për dyshime korruptive.
Nga MPB-ja e kanë konfirmuar rastin e denoncuar nga qytetarët, dhe se drejtori është marrë në pyetje në stacionin policor.
Bëhet fjalë për një rast të një 14 vjeçari të sëmurë që duhet të dërgohet për shërim jashtë shtetit, por që Çaparoski i ka kërkuar para të atit të fëmijës, për t’i dhënë udhëzim dhe mendim mjekësor.
Policia vazhdon të miret me hetimin e rastit./Almakos