Pas ftesës zyrtare ish drejtori i Fondit Shëndetësorë, Den Donçev është paraqitur sot polici. Arsye janë indikacionet e dala nga video incizimi i publikuar javën e kaluar, ku Donçev vërehet duke marrë një shumë parash dhe duke i futur në çantën e tij. Nuk dihet nëse Inspektorët e krimit të organizuar kanë zbardhur motivin dhe shumën e të hollave. Pas bisedës informative mësohet se Donçev është lënë i lirë dhe se për momentin ndaj tij nuk janë caktuar masa ligjore. Tashmë disa ditë pretenduesit anonim për përfshirjen e Donçev në afera kriminale kanë vazhduar me publikimin e përgjimeve në Youtube. Pas kësaj, Ministria e Brendshme nisi hetimin për këtë rast. Paraprakisht Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ishte deklaruar se nuk mund të veprojë mbi bazën e incizimeve jo të plota. Pas publikimit të incizimeve dhe akuzave të opozitës duke e lidhur atë me rastin Dijamed, Donçev kishte deklaruar se incizimet janë të vjetra dhe shuma e parave i takon një çështje private për të cilën nuk ka dhënë hollësi. Donçev ishte drejtor i Fondit Shëndetësor nga gushti i vitit 2017 deri në maj të këtij viti. Më 5 maj ai dha dorëheqjen për siç kishte deklaruar arsye private dhe familjare.
Data 20.09.2026
Aktuale
- Yll Limani me emblemën e UÇK-së në koncertin në Gjermani: Zemra e Kosovës është në Hagë
- Roli historik i UÇK-së: Një trashëgimi që kërkon mbrojtje
- Ministri Demo në Rinas me Policinë Kufitare: Mirënjohje për përballimin efikas të fluksit rekord të udhëtarëve
- Aksident tragjik në Agino Sellë, Kumanovë, 2 të vdekur dhe 3 të plagosur
- Osmani: Përvoja dhe barazia gjuhësore në Tirolin e Jugut, mësime për forcimin e Marrëveshjes së Ohrit
- VMRO-DPMNE: LSDM i shiti interesat kombëtare
- Akuzë kundër gjashtë personave në rastin e lejeve për vozitje të falsifikuara
- Afati i Albulena Haxhiut si presidente: Çfarë ndodh pas 4 tetorit?



