17 Tetor 2018 / 14:14
Policia largon protestuesit që po protestonin para Kuvendit me arsyen se nuk kanë qenë në numër të mjaftueshëm për të zhvilluar një protestë duke bllokuar një nga rrugët më të trafikuara të qytetit. Ndërkohë në brendësi të Kuvendit prej tri ditësh deputetët po zhvillojnë debatin për ndryshimet kushtetuese.


