Punonjësit policorë të SPB-Tetovë, dje (11-prill) nga ora 09:00 deri në orën 14.00 kanë kryer aksion kontrollues të këmbësorëve, si dhe se sa i respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit informon Tetovasot. Gjatë kontrollit janë konstatuar dhe sanksionuar 31 shkelje (TE-23 dhe GV-8) të gjitha kanë të bëjnë me kalimin e rrugëve jashtë vendkalimeve të shënuara të këmbësorëve, pas së cilës janë hartuar parashtresat përkatëse për këmbësorët-shkelës, duke theksuar se gjobat e parashikuara për këto kundërvajtje variojnë nga 20 deri në 50 euro në kundërvlerë në denarë, ndërsa shkelësit do të thirren në të ashtuquajturin mësim në komunikacion. Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 15 (TE) kundërvajtje të tjera.
SPB-Tetovë apelon këmbësorët që të kenë kujdes kur dhe ku kalojnë rrugët, si veprojnë në kryqëzimet me sinjalistikë drite dhe si lëvizin nëpër rrugë që nuk kanë trotuare të formësuara. Nga ana tjetër drejtuesit e mjeteve këshillohen që t’u japin gjithmonë përparësi këmbësorëve, pra të lejojnë të kalojnë këmbësorët kur kanë të drejtë përparësie.TS
Data 25.03.2026
Aktuale
- “Nuk po dojnë me m’bo presidente”, Vjosa Osmani i ankohet qytetarit
- “Sheshi u lirua”- Adriatik Lapajt mbyll protestën para Kryeministrisë pas 108 ditësh qëndresë
- Gjendet i vdekur një 65-vjeçar në Dibër, dyshohet se ka rënë nga shkëmbi
- Vazhdon gjyqi për tragjedinë në Koçan, dëshmojnë tre dëshmitarë nga Komuna e Koçanit
- 38 përqind pozita drejtuese më pak në MPB, goditet përfaqësimi i drejtë
- Janevska: Ligji për Arsimin e Lartë është gati për procedurë qeveritare
- Familja Rrapaj në Roskovec hap dyert e mortit! Ceremonitë mortore të dy bashkëshortëve do bëhen të ndara, trupi i 80-vjeçarit ende në morg
- Dorëzohet aktakuzë ndaj tre personave, vodhën kabllo në një fabrikë në Shkup


