Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme, në rajonin e Gostivarit kanë arrestuar një 28-vjeçar nga Gostivari, pasi në shtëpinë e vëllait të tij, ku ai ishte prezent, është gjetur drogë.
“Më 7 nëntor 2025, në orën 14:00, policia e DPB Gostivar arrestoi A.K. (28) nga Gostivari. Në orën 12:35, policia, duke vepruar mbi bazën e një urdhri gjyqësor, kryeu bastisje në shtëpinë dhe objektet ndihmëse të J.K. (33). Gjatë kontrollit, J.K. nuk ishte në shtëpi, por aty u gjet i pranishëm vëllai i tij, A.K. Gjatë kontrollit u gjetën marihuanë, një peshore digjitale dhe para. A.K. është mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, do të dorëzohet kallëzim i përshtatshëm penal”, thonë nga MPB.


