Policia ende nuk ka arritur që zbardh rrahjet mes nxënësve, që gjatë javës së kaluar kishin ndodhur në Shkup. Në rastin e parë nxënës të shkollës së mesme “Pançe Karagjozov” ishin përleshur mers veti, ndërsa në rastin e dytë, në autonusin urban me numër 57 ishin përledhur dy grupe nxënësish, ku për pasojë një i ri u plagos me thikë.
Nga policia nuk komentojnë lidhur me rastet e rrahjes së nxënësve.
“Për dy rastet që jeni interesuar nuk mund të themi asgjë sepse MPB po punon për zbardhjen e plotë të dy rasteve”, thonë nga MPB për Almakos.
Kujtojmë, rasti i rrahjes së nxënësve në shkollën e mesme të mjekësisë “Pançe Karagjozov” ka ndodhur më 22 dhjetor të këtij viti, kurse rasti i “Therjes së të miturit” në autobusin urban me numër 57 ka ndodhur më 25 dhjetor po të këtij viti.
Mevludin Imeri
Almakos.com