Gjatë ditës së djeshme (25 prill) është kryer kontroll i intensifikuar i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve në zonën e SPB Tetovë. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 54 drejtues mjetesh (TE-40 dhe GV-14) për parkim të gabuar dhe të paligjshëm, nga të cilët 24 (TE-17 dhe GV-7) janë tërhequr me mjet special merimangë. Janë sanksionuar edhe 68 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-42 dhe GV-26). Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës apelon pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të përshtatin shpejtësinë e tyre sipas kushteve të rrugës, gjegjësisht ta përshtatin atë sipas kufizimeve të përcaktuara me ligj dhe shenjat e komunikacionit, t’i parkojnë automjetet e tyre vetëm në vendet e caktuara për këtë qëllim dhe në këtë mënyrë më drejtpërdrejt të kontribuojnë në qarkullimin normal dhe të rrjedhshëm, si dhe në sigurinë personale dhe sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik.
Data 18.09.2026
Aktuale
- Gruaja e ‘hekurt’: Sot i jepet lamtumira e fundit Flora Brovinës
- Leonora Jakupi bëhet e sinqert dhe tregon çfarë ndodhi me syrin e san
- Takimi i rëndësishëm i Bedri Hamzës me liderët pas vendimit të Gjyaktës Speciale
- Presidentit iranian i lejohet hyrja në SHBA!
- Djali i Kadri Veselit në protestë: Zëri i popullit është prioriteti ynë
- Trimëria e UÇK-së: Një histori e pavdekshme e pavarësisë së Kosovës
- 110 ditë rezistencë, qëndresë/ “Shqipëria kërkon revolucion”!, protesta kundër kryeministrit mbyllet te komisariati 1: Lironi çunat, arrestoni Ramën
- Neziri: Vendimi i Hagës ishte befasi, zhbërja e gjykatës nuk do t’i zhbëjë edhe vendimet e saj



