Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë njofton se ka vazhduar me aktivitete të intensifikuara të kontrollit për rend dhe siguri më të madhe në komunikacion në rajonin e Pollogut.
Gjatë fundjavës (06/07.07.2024), në periudhën nga ora 22.00 deri në orën 04.00, është kryer kontroll aksion në lidhje me drejtuesit e automjeteve që vozisin nën efektin e alkoolit, gjatë të cilit janë konstatuar dhe sanksionuar 3 shkelje (TE-1 dhe GV-2), kurse drejtuaesit janë përjashtuar menjëherë nga qarkullimi.
“Gjatë kontrollit janë konstatuar edhe 18 shkelje të tjera në trafik (TE-7 dhe GV-11). Për të gjithë drejtuesit e mjeteve kundërvajtës janë përgatitur parashtresat e parapara me ligj dhe do të përballen me masën mbrojtëse “ndalim drejtimi” në kohëzgjatje nga 3 deri në 12 muaj, në varësi të përqindjes së pranisë së alkoolit në gjak”.
“SPB-Tetovë apelon drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret ligjore në komunikacion, të mos ulen në timon nëse janë nën ndikimin e alkoolit sepse alkooli zvogëlon shikimin dhe reflekset gjatë drejtimit të mjetit motorik dhe mund të jetë shkaktar i aksidenteve me pasoja të rënda në komunikacion, kështu që do të kontribuojnë në sigurinë e tyre personale dhe të të gjithë pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion”, njofton SPB Tetovë./Telegrafi/