Me 24.03.2019 rreth orës 23.30, duke kryer detyruat e trafikut rrugor në rrugën “Nikolla Parapunov” në Gostivar, është ndaluar vetura e tipit “Ford Fokus” me targa nga Gostivari, e drejtuar nga S.K.(22) nga Gostivari dhe ku ka pasur edhe dy persona tjerë, transmeton Almakos.
Pas ndalimit, shoferi menjëherë e ka nisur veturën dhe me derën e hapur e ka goditur njërin prej policëve. S.K. është arrestuar dhe mbajtur në Stacionin Policor në Gostivar për procedurë të mëtutjeshme.