Njësitet e Policisë së Kosovës kundër krimit të organizuar aktualisht janë duke kryer kontrolle në disa lokacione në veri dhe në jug të Mitrovicës.
Aksionin e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës për reporterin. Policia thotë se ky operacion ka të bëjë me me luftimin e veprimtarive kriminale, të kontrabandimit me armë dhe municion
Detaje të tjera nuk janë dhënë.
“Mund të konfirmojmë se, sot në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, ka filluar realizimin e një operacioni policor i cili përfshinë dy rajone të Kosovës, atë DRP Mitrovicë Jugu dhe DRP Mitrovicë Veri. Operacioni policor ka të bëjë me luftimin e veprimtarive kriminale, të kontrabandimit me armë dhe municion. Pas përfundimit të operacionit policor, do të bëhen publike informacione shtesë”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.