Me urdhër të Prokurorisë policia mbrëmë ka kryer bastisje në shtëpinë e Maja Llozaonvskës, drejtoreshë e Shkollës së Mesme “Kërste Petkov Misirkov” në Demir Hisar si dhe në zyrën e saj në Shkollë. Ajo dyshohet për “falsifikim dhe shkatërrim të librave afarist”Një video që po qarkullon në rrjetet sociale tregon momentin kur policia kishte shkuar në shtëpinë e Llozanovskës, ndërsa ajo ndodhej në pushim mjekësor. Prokuroria thotë se urdhri i bastisjes është kompetencë e policisë, por gjithashtu thonë se nuk është lëshuar asnjë urdhër për ndalimin e Llozanovskës ose për bisedë urgjente në këtë rast. Pas komenteve të ashpra në rrjetet sociale për sjelljen e policisë, opozita e akuzoi këtë sjellje si provë se regjimi është kthyer dhe se qëllimi është të zëvendësohet drejtorja para se të shpallen zgjedhjet.