SPB Shkup në bashkëpunim me SPB Tetovë realizuan një aksion kundër tregtisë së palejuar të drogës duke dërguar deri te PTHP një padi penale kundër B.S.(33) për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ tregti e paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos.
Dje rreth orës 14.45, zyrtarët policor në bazë të urdhrit gjyqësor kanë kryer kontroll në shtëpinë e të paditurit në Shkup, ku janë gjetur disa pakovka me drogë, matëse digjitale, para në vlerë nga 350 euro dhe 64.000 denar, celular dhe mjete tjera. Mjetet e gjetura me vërtetim janë konfiskuar nga i padituri, dhe i padituri është arrestuar në Stacionin Policor në Gazi Babë.
Nga ekspertiza është konstatuar se nga mjetet e konfiskuara bëhet fjalë për 270 gram kokain, 100 gram heroin dhe se në matësen digjitale janë konstatuar mbetje nga heroina dhe kokaina. Përndryshe i padituri është evidentuar në krim evidencën si kryerës i veprave penale për të cilën ka pasur edhe vendime gjyqësore të vlefshme.