Kapet një kriminel me urdhër qendror për vuajtje të dënimit me 14 vite burg
Me datë 25.03.2022 në ora 18.20 në rrugën “Vtora Makedonska Brigada” në Shkup, zyrtarë policorë nga ekipi operativ për kërkim në SPB Shkup kanë arrestuar ME (60) nga Velesi, me vendbanim në Shkup.
Ndaj tij me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup është lëshuar fletarrest qendror me të cilin kërkohet vuajtja e dënimit me burg prej 14 vjetësh për veprat penale nga neni 394, neni 316, neni 247, neni 259, neni 261 dhe neni 396 nga Kodi penal.
Personi është dërguar në IEVP për të vuajtur dënimin./KlanMacedonia