Arrestohet edhe pronari i lokalit ku ata kanë punuar ilegalisht
Policia ka ndaluar dy shtetase nga Moldavia në Gostivar. A.D. 42 vjeçe dhe V.D. 17 vjeçe kanë punuar ilegalisht në një objekt hotelerik në rrugën e “Ilindenit” në Gostivar, pronë e F.B. 41 vjeçar nga fshati Dobërdoll, i cili poashtu është ndaluar, pasi dyshohet për punësim të paligjshëm të shtetasve të huaj apo keqpërdorimit të shërbimeve hotelerike.
Në një objekt tjetër, është ndaluar vetëm një person për verifikim të identiteti.
Ndalimi i këtyre personave ka ndodhur të shtunën e javës që lamë pas rreth orës 22:00, kur policia ka zhvilluar aksion kontrollues në objekte hotelerike në Pollog.
Shtetaset e Moldavisë, siç njofton policia, janë mbajtur në Stacionin Policor të Gostivarit për procedurë të mëtejshme.


