Nga MPB njoftojnë se gjatë ditës së djeshme janë arrestuar dey persona nga Gostivari pasi të njëjtit dyshohet se kanë vjedhur material ndërtimi nga një objekt në ndërtim e sipër në fshatin Forinë të Gostivarit.
“Me datë 07.01.2024, në ora 18:10 në Gostivar, zyrtarë policorë nga SP Gostivar kanë privuar nga liria O.XH.(31) nga Gostivari dhe A.A.(24) nga fshati Forinë i Gostivarit. Ata dyshohen se gjatë ditës kanë marrë material ndërtimor nga një objekt në ndërtim e sipër. Materiali i marrë është gjetur dhe i është kthyer pronarit dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personave në fjalë do të vijojë parashtresa përkatëse”, thonë nga MPB./tv21.tv