Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ka dorëzuar Prokurorisë Publike të Shkupit një kallëzim penal kundër N.A., punonjës në Stacionin Policor Aerodrom pranë SPB Shkup, për dyshime për kryerjen e veprës penale “vjedhje e rëndë” në bashkëpunim, sipas nenit 236 dhe nenit 22 të Kodit Penal.
Hetimet tregojnë se gjatë periudhës 5 janar – 7 maj 2025, N.A., në bashkëpunim me tre persona të tjerë nga Shkupi, ka marrë në mënyrë të paligjshme sende lëvizëse, përfshirë kabllo bakri nga instalime publike të një shoqërie aksionere në Shkup.
Departamenti për kontroll të brendshëm do të propozojë fillimin e procedurës disiplinore ndaj N.A. dhe shqyrton vendosjen e masës së pezullimit nga detyra.


