Sektori për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Kumanovë kundër S.SH., i punësuar në Njësinë Policore në Mateç pranë SPB Kumanovë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “vjedhje e energjisë elektrike, energjisë termike ose gazit natyror” sipas nenit 235-a paragrafi 1 i Kodit Penal.
Konkretisht, në periudhën nga 01.03.2024 deri më 09.01.2025, S.SH., me qëllim që të përfitojë dobi pasurore të kundërligjshme për vete, pa pëlqimin e Elektrodistibucionit SHA Shkup – KEÇ Kumanovë, kishte kryer lidhje të paligjshme në matësin e energjisë elektrike që është në emër të A.M. nga fshati Likovë, duke lidhur tre faza me kabllo para matësit të energjisë elektrike drejtpërdrejt në përcjellësit elektrikë që çojnë në një objekt hotelierik, pa u regjistruar energjia elektrike nga matësi dhe duke e shfrytëzuar atë në mënyrë të paautorizuar për nevojat e tij.
Me këtë veprim i ka shkaktuar dëm material Elektrodistibucionit SHA Shkup në vlerë prej 398.847 denarësh.
Sektori për Kontroll të Brendshëm ka paraqitur edhe propozim për fillimin e procedurës për përgjegjësi disiplinore për shkelje të rendit dhe disiplinës në punë ndaj zyrtarit policor S.Š., si dhe ka ndërmarrë masa të detyrueshme për t’i konfiskuar armën zyrtare dhe municionin.