Dhjetëra policë të Burgut të Idrizovës në Shkup, si mëson jozyrtarisht Alsat kërkojnë pushime mjekësore ose dorëheqje nga vendi i punës, për shkak se ndjehen të pasigurt për veten dhe për familjarët e tyre. Disa nga policët siç bëhet e ditur në rrugë jozyrtare madje janë të kërcënuar dhe ndjehen të pambrojtur andaj nuk dëshirojnë të vazhdojnë me punë. Alsat kërkoi qëndrim nga drejtoria e burgut, por si drejtori Zoran Jovanovski ashtu edhe zëvendësdrejtori Femi Jonuzi nuk u përgjigjen thirrjeve për ankesat e vazhdueshme të policëve të burgjeve se ndjehen të rrezikuar. Drejtori i Sanksioneve Jovica Stojanoviq tha se nuk ka informata për një gjë të këtillë. Alsat, po ashtu, mëson jozyrtarisht se mungon edhe komunikimi i institucioneve përkatëse, respektivisht komunikim mes drejtorit të sanksioneve Stankoviq dhe ministrit të drejtësisë Krenar Lloga. Sipas burime të Alsat, për më shumë arsye, një javë më parë ministri ka kërkuar shkarkimin e drejtorit të drejtorisë së Sanksioneve, Jovica Stankoviq, i cili konsiderohet edhe burim i problemeve në burgje. /Alsat.mk
Data 23.03.2026
Aktuale
- Qytetarët të jenë të qetë, situata stabile, thotë Mickoski
- Vdes 38-vjeçari në Gostivar, u dërgua me urgjencë në spital por nuk mbijetoi, trupi dërgohet për obduksion
- Arrestohet tetovari pasi sulmoi gruan me thikë dhe kërcënoi familjen
- Garë humanitare ” Zegin Spektatron” edhe njëherë i bashkoi qytetarët me një qëllim
- “Trupi qëndroi 25 minuta në veturë, pastaj ajo shkoi te…” – Flet dëshmitari që gjeti viktimën në Majac dhe lajmëroi policinë
- Këtë javë nis llogaritja verore e kohës, akrepat shkojnë një orë përpara
- Ka ndërruar jetë veprimtari Muharrem Shaljani
- E rëndë në Tetovë: Djali dhe nusja rrahin nënën pas një konflikti familjar


