“8Marsi” një ditë kjo e cila festohet gjithandej nëpër botë si shenjë respekti për gjininë femërore. Në këtë datë dhurata më e preferuar për gjitha nënat, motrat, hallat, tezet dhe dashamirët e familjes padyshim se është lulja.
Andaj jorastësisht lulishtet e Shkupit duken të stërmbushura me njerëz të cilët përzgjedhin lulet më të bukura për dhuratë.
Mirëpo, ka edhe një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve shqiptarë, të cilët krenohen me vetëdijen e tyre se dita e “8 Marsit” paraqet një festë pagane, e cila është në kundërshtim me dispozitat fetare islame.
Lidhur me këtë, portali Almakos, ka përzgjedhur një poezi të ish humoristit, Hazbi Therra Ahmeti.
Sot nuk të jap lule, me t’ra loti n’faqe
E për tjera dit, ndaç ta jap një bahqe
Sot s’të jap dhurata, me t’ra dielli n’ball
Tjera dit ta jap, si t’dush një mahall
Nuk ësht dita ime, e as dita yte
Un jam ky që jam, pse a nuk e dite
S’ta uroj 8 marsin, mendja mos ta merr
Dashuria ime, për ty ësht çdo her
Një dit ta fal zemrën, ai që s’ja din vlerën
Sot ta jep një lule, nesër ta mbyll derën
Zemra e sinqert, dashuron çdo dit
Zemra që s’ka ndjenja, veç një her në vit
Autor: HazbiTherra Ahmeti