Përbërja e re parlamentare e kryesuar nga LSDM dhe BDI po përgatiten që deri në fund të javës të thërrasin seancën e kuvendit dhe të zgjidhet kryetar I ri shkruan Plusinfo.
Sipas informacioneve jozyrtare të partive, deri të premten do të kërkohet nga kryesuesi I seancës Trajko Veljanovski që të thërrasë vazhdimin e seancës konstituive.
Në rend dite do të vendosen zgjedhja e komisionit për zgjedhj dhe emërime dhe zgjedhja e kryetarit të kuvendit.
Në rast se Veljanovski refuzon që të thërrasë seancën, këtë mund ta bëjë deputeti më I vjetër I BDI-së, Branko Manojllovski.