Dy vëllezër që po kontrabandonin një ngarkesë me cigare kontrabandë janë kapur nga Policia Kufitare e Kapshticës.
Burime zyrtare nga Policia e Korçës thanë se konstatimi u bë gjatë hyrjes në territorin shqiptar, kurse të proceduarit janë R. T. dhe K. T., banues në Bilisht.
“Nga kontrolli, këtyre shtetasve iu gjetën dhjetëra steka me cigare, pa fatura blerjeje, që nuk i kishin deklaruar. Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit R. T., 43 vjeç dhe K. T., 47 vjeç, banues në Bilisht”, njoftoi policia.
Ndaj tyre është ngritur akuza “kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akciza, ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.