Tre ditët e ardhshme pritet të jenë shumë të nxehta. Maqedonia pritet të hyjë në të ashtuquajturën fazë e portokalltë, e cila manifesothet me masa e ajrit të nxehtë. Ministria e Shëndetësisë rekomandon që të enjten, të premten e të shtunën të lirohen nga angazhimet e punës gratë shtatzëna dhe pacientët me sëmundje kronike që janë mbi moshën 60 vjeçare.
“Punëdhënësve ju këshillohet që te riorganizojnë orarin e punës në mënyrë që të shmangin aktivitetet në ambiente të hapura në periudhën kohore prej orës 11 deri 17. Ministria e Shëndetësisës rekomandon që të shmangen aktivitetet sportive në ambiente të hapura prej orës 11 deri 17, veçanërisht u rekomandoket institucioneve për kujdesin e fëmijëve (kopshtet e fëmijëve) të mos i ekspozojnë fëmijët në ambiente të hapura në këtë periudhë kohore”, njofton ministria. /SHENJA/

