Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se gjatë ditës së djeshme kanë kryer kontrolle të intensifikuar të aksionit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku kanë sanksionuar 486 shoferë.
“Nga këto, 73 automjete lëviznin me një shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, dhe 12 automjete lëviznin me një shpejtësi mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. 244 shoferë tejkaluan kufirin e shpejtësisë në zona të banuara , dhe 242 jashtë zonave të banuara”, thanë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Nga SPB Shkup njoftuan se 66 nga këta sanksione për vozitje më të madhe se shpejtësia e lejuar janë shqiptuar në Shkup, kurse sipas SPB Tetovë 23 shoferë janë nga Tetova të cilët kanë vozitur me shpejtësi më të madhe se ajo e lejuara.