27 March
Dyzetë aksidente rrugore janë regjistruar gjatë tre ditëve të fundit në Shkup dhelëndime të rënda kanë marrë katër persona, ndërsa 30 persona kanë marrë lëndime më të lehta.
Siç informon SPB Shkup, të premten janë regjistruar 17 aksidente rrugore, nga të cilat katër me lëndime të rënda, në gjashtë më lehtë janë lënduar 10 persona, ndërsa shtatë me pasojë të dëmeve vetëm materiale.
Në tetë nga 11 aksidentet e regjistruara të shtunën janë lënduar 12 persona, ndërsa në tri aksidente janë regjistruar vetëm dëme materiale.