Ambasadori I Holandës në Shkup Vauter Plomp është bindur se krizës politike në Maqedoni po I vjen fundit. Sipas tij zgjedhja e kreut të ri të Kuvendit, I cili u mbështet nga Uashingtoni dhe Brukseli është një hap pozitiv drejt zgjidhjes së ngërçit, ndërsa Maqedonia tani do të duhet të fokusohet në agjendën evropiane.
Duhet të ruhet perspektiva që Maqedoni të bëhet anëtare. Holanda është mbështetëse e madhe e kësaj, por e rëndësishme është se krizës politike i erdhi fundi. Periudha pas-zgjedhore nuk ishte e lehtë e arriti kulmin me zhvillimet në Kuvend. Tani me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit i cili mbështetet edhe SHBA-ja dhe nga BE-ja erdhi deri te zhvillimi pozitiv I ngjarjeve dhe është koha të përqendroheni ndaj agjendës evropiane – tha Vauter Plomp, ambasador i Holandës.

