Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç po merr pjesë në seancën e Këshillit Evropian në Bruksel, i cili para fillimit iu drejtua mediave, duke iu përg
Plenkoviq ka thënë se për marrëveshjen e fundit ushtarake me Kosovën dhe Shqipërinë nuk kanë nevojë ta pyesin Serbinë apo NATO-n. Ai ka theksuar se marrëveshja nuk është e natyrës armiqësore, pyetjeve të gazetarëve, përfshirë edhe ato për deklaratën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq.
“Shpresoj se dikush do të marrë pesë minuta kohë për të lexuar tekstin e marrëveshjes ndërmjet Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës”, ka thënë Plenkoviq, duke shtuar se këto janë marrëveshje të përbashkëta.
Ai theksoi se Kroacia nuk ka asnjë qëllim armiqësor me këtë marrëveshje.
“Ne e krijuam një dokument që ndihmon përpjekjet e tyre për reforma. Nuk është i një natyre armiqësore. Unë e kuptoj që duhet kërkuar një armik më tej, por kjo marrëveshje nuk është e natyrës armiqësore. Kroacia nuk ka nevojë të pyesë askënd për këtë, as Serbinë dhe as NATO-n”, u shpreh Plenkoviq.
I pyetur nga gazetarët për situatën në Ballkanin jugperëndimor, Plenkoviç njoftoi se do të përdorte seancën e Këshillit Evropian për të tërhequr vëmendjen për situatën aktuale në rajon.
“Ne duhet të monitorojmë stabilitetin e BeH dhe situatën në Serbi. Është koha të përqendrojmë një pjesë të vëmendjes sonë në një zonë që është provuar të jetë e djegshme vitet e fundit,” përfundoi ai.