Një konflikt mes disa të rinjve ka përfunduar me të plagosur në lagjen “Lef Sallata” në Vlorë.
Sipas informacioneve paraprake, rreth 10 persona, kryesisht të rinj, janë përfshirë në sherr, i cili dyshohet se ka nisur për arsye banale në zonën e njohur si prapa Bulevardi Ismail Qemali.
Gjatë përplasjes, palët janë goditur me sende të forta, përfshirë edhe copa tullash. Si pasojë, dy persona kanë mbetur të plagosur, duke pësuar dëmtime të rënda në kokë.
Të lënduarit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Vlorë, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë, forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë konflikt.


