Gazetari Zoran Bozhinovski ka dhënë versionin e tij lidhur me rastin “Zhvatja” që ka skandalizuar Prokurorinë Speciale, pas dyshimeve për implikimin e mundshëm të kryeprokurores speciale, Katica Janeva. “Unë çka e dij, Zoran Milevski – Kiçeec në periudhën kur ka nisur kontaktet me Boki 13 ka qenë i punësuar tek Orce Kamçev në spitalin “Sistina”. Kamçev kishte kërkuar nga Kiçeec që ti bëj një kontakt me Boki 13 dhe se kjo më pas ka ndodhur. Porosia e Kamçevit ka qenë që të sigurohet liria e tij përmes Boki 13, i cili atëkohë dhe më vonë ka pasur kontakte të afërta me Katica Janevën. Por megjithatë në këtë plan ka pasur qëllime të fshehta për të rrënuar Prokurorinë Speciale në bashkëpunim me një ekip operativësh bullgar, që e kishte dërguar kryeministri bullgar Bojko Borisov për të dokumentuar takimet. Kamçev kishte kërkuar, ishte marrë vesh dhe kishte paguar shërbime me paratë e pista, pasi që të pastra nuk ka”, ka shkruar Bozhinovski. Më pas ai ka thënë se nëpërmjet skenareve të mirëplanifikuara është arritur qëllimi që të rrënohet Specialja. (INA)
Data 27.03.2026
Aktuale
- Siljanovska-Davkova: Kërkesat e fqinjëve devijojnë nga Kriteret e Kopenhagës dhe nuk janë në frymën e akteve kushtetuese të BE-së
- Mickoski për kritikat e Filipçes: Është e logjikshme që opozita të kritikojë, por të shpifë është gabim
- Pse zgjohesh para alarmit? Zbulimi i orës biologjike të trupit
- Paga e 13-të: Çfarë duhet të dini për shpërndarjen e saj më 31 mars?
- I riu dërgohet në spital i plagosur rëndë me thikë, niset me urgjencë drejt Traumës në Tiranë! Dyshimet e para
- Burim Latifi në Bruksel merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të ENTSO-E
- “Pacolli kishte dijeni për planin e vrasjes”, deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon biznesmeni: Kam heshtur jo nga frika, por…
- Vidhen para në xhaminë e Sllatinës së Tetovës


