24 June
Planet për reforma, të qeverisë së re të Maqedonisë, do të jenë në fokus të vizitës së Komisarit për zgjerim të BE-së Johanes Han, i cili vjen të hënën në Shkup. Agjenda e saktë e takimeve të Hanit do të dihet nesër, por Komisioni Evropian tashmë njoftoi se ai do të takohet me kryeministrin Zaev dhe përfaqësues të tjerë të qeverisë dhe partive politike me qëllim që të arrihet marrëveshje për zbatimin e reformave:
Qeveria e re së bashku me opozitën duhet të fokusohet në implementimin e prioriteteve të reformave urgjente dhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Përzhinë, me qëllim të kthimit të vendit në rrugën drejt integrimit në BE. Reformat duhet të bëhen që të përmirësohet jeta e qytetrëve, të punohet për stabilitet, prosperitet dhe drejtësi –deklaroi Vizart Johanes Han, Euro-komisar për zgjerim të BE-së.
Javën e ardhshme në Shkup vjen edhe eksperti juridik Rajhard Pribe. Në raportin e tij i cili u shndërrua në dokument të Unionit për reformat e nevojshme në Maqedoni. Pribe ka bërë thirrje për hetime serioze mbi dyshimet për abuzime, emërime dhe avancime në gjyqësor në bazë të kritereve objektive si dhe punë transparente dhe profesionale të mediave. Pikërisht raporti i tij ishte bazë për arritjen e Marrëveshjes së Përzhinës mes katër partive politike. Në Përzhinë, u theksua se në rast që Gjykata Kushtetuese shpallë PSP-në antikushtetuese, partitë të gjejnë një zgjidhje për harmonizimin e ligjit. Për më tepër në Marrëveshje qëndron se grupet parlamentare së bashku me organizatat e shoqërisë civile dhe ekspertë do të duhet të gjejnë zgjidhje për zbatimin e prioriteteve të reformave urgjente nga raporti i Pribes, të harmonizohet ligji mbi “informatorët”,të përcaktohet implementimi i Marrëveshjes kornizë si kthim në rrugën e euro-integrimeve.”
Në prag të vizitës së ndërkombëtarëve të lartpërmendur, ekspertët thonë se qeveria e Maqedonisë do të duhet ta justifikojë mbështetjen e Brukselit ndaj vendit tonë.
Ekzistojnë disa momente në të cilat duhet praktikisht të kthehemi, janë nga Përzhina dhe mund ta hapin rrugën për më tutje. Zbatimi i ligjeve, përgjegjësia, janë elemente të rëndësishme, dhe kjo ishte gjëja më e rëndësishme në Përzhinë, duhet të kthehemi përsëri në përcaktimin e përgjegjësisë politike për abuzimet e kryera me përgjimin … dhe mos të flasim për përgjegjësinë gjyqësore. Në pjesën e gjyqësorit ka shumë gjëra që varen nga ndryshimet legjislative – tha Andreja Stojkovski, Qendra për strategji evropiane “Eurothink”.
Qeveria dje për herë të parë mbajti një takim me OJQ-të dhe mediat, ku u propozuan pesë tema për grupet e punës, që do të kontribuojnë në Prioritetet urgjente të reformave, me qëllim vendi deri në fund të vitit të marrë rekomandim pa kusht për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.
Alsat-M

